Mesi, prano ndeshjen në Amerikë, La Liga do fitojë 200 milionë euro!

Kapiteni i Barcelonës ishte ndër armiqtë kryesorë të idesë për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit në SHBA, por duket se “shorti” do t’i bjerë pikërisht katalanasve për të luajtur sfidën e parë historike në Botën e Re. Shefi i La Ligës, Havier Tebas, ka sqaruar se është 90 për qind e sigurt që Barcelona do të luajë në stadiumin “Hard Rok” në Hjuston dhe rival do të jetë Girona.

“Kampionati spanjoll do të fitojë 200 milionë euro nga ndeshjet në SHBA, – u shpreh Tebas, – nuk bëhet fjalë vetëm për një takim, por marrëveshja është shumë më e gjerë. Gjithsesi, asnjë skuadër nuk shkon me detyrim, por vetëm ato që pranojnë vullnetarisht”.

Sfidanti.al