Mesi “mbas shpinës” së Ronaldos, pakësohet ndjeshëm diferenca e golave

Përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Juventusit, Kristiano Ronaldo, akoma ndodhet në pritje të shënimit të golit të tij të parë në Serinë A. Mbas tri ndeshjeve të para, futbollisti portugez akoma nuk ka arritur ta tundë rrjetën e portës kundërshtare, megjithëse në të tria ndeshjet ai ka luajtur nga 90 minuta.
Por, kundërshtari i tij kryesor i La Ligës, Lionel Mesi i Barcelonës, vazhdon lojrat e tij shumë të mira, duke “korrur” gola dhe, deri tani, ai ka shënuar katër gola, duke iu afruar Ronaldos vetëm nëntë gola në pesë ligat më të forta të Evropës.
Asi portugez, deri tani, ka shënuar gjithsej 395 gola, në Premier Ligë – 84 gola dhe në La Liga (Primera) – edhe 311 të tjerë, kurse te Mesi situata është e tillë: 386 gola, të gjithë në kampionatin spanjoll.
Sfidanti.al