Reali i Madridit, së fundmi, ka pasur probleme serioze, sa përket lojtarëve. Pezullimet dhe dëmtimet e kanë munduar shumë këtë gjigjant spanjoll që nga fillimi i sezonit, kështu që Zidane ka qenë i detyruar që të nxjerrë në fushë mjaft futbollistë të rinj. Problemet kryesore, ekipi “mbretëror” i ka pasur, sidomos, në sulm, të cilit i ka munguar efikasiteti, por e gjithë kjo do të mund të ndryshojë shpejt, duke qenë se Karim Benzema është, përfundimisht, gati, ndërsa pritet që ai të dalë në fushë, më 14 tetor, ndaj Getafes.
Ky sulmues francez e ka marrë veten plotësisht mbas dëmtimit në gju që pësoi, muajin e kaluar, në ndeshjen me Levanten, dhe ky sulmues solid i shkëlqyer mund të luante që në ndeshjen e kaluar të Realit kundër Espanjolit, por trajneri Zidane nuk donte të rrezikonte. Kështu që Benzema, pa asnjë dilemë, do të jetë përsëri pjesë e formacionit të parë të Realit, duke i gëzuar pa masë tifozët e tij.
Sfidanti.al