Mallkimi i Garet Bejlit, 15 dëmtime që nga viti 2017!

Lajmi i fundit nga Spanja është që ylli nga Uellsi do të mungojë për Realin e Madridit edhe nja dy muaj të tjerë. Që nga 11 shtatori kur Garet Bejli u lëndua, do të duhet të kthehet në fushë në fillim të nëntorit. Sulmuesi elegant ka një histori të tmerrshme me mungesat dhe me dëmtimet pasi i kanë ndodhur 15 të tilla që nga viti 2017, dhe po flasim vetëm për 4 vitet e fundit. Kjo do të thotë plot 432 ditë nga rreth 1400 ditë gjithsej, ndërsa ka humbur një numër të madh ndeshjesh për madrilenët. Gjatë gjithë karrierës, që kur ka qenë 22 vjeç, Bejli ka humbur mbi 1 200 ditë i dëmtuar!

Sfidanti.al