Një portier gjigand me emrin Komeni, i cili është shumë i njohur në listën e kundërshtarëve më të spikatur të Barcelonës, ka ndalur ekipin katalan, që kishte menduar se edhe pas Mesin mund të bënin festën e zakonshme në “Kamp Nou”. Kur nuk është në fushë Leo Mesi, kamerunasi i portës së Malagës e shfrytëzoi për të bërë një punë të mrekkullueshme deri në minutën e 97-të.
Një mur i pakalueshëm ishte mbrojtja e Malagës, askush nuk depërtonte dot, edhe Nejmari që shpesh konsiderohet si njeriu i rafinuar për të shmangurpengesa të tilla. Në një moment, në Kamp Nou besuan se Nejmar do të shënonte, ajo që ndodhi, tregoi se ai nuk është Mesi. Trajneri Luis Enrike ka shumë arsye të kujdeset me tepri për shëndetin e Leo Mesit sepse Barcelona e tij ishte e pazonja të gjente hapësirën e nevojshme, madje vuajti edhe në qarkullimin e topit.