La Liga, ideja e Tebasit; te krijoje trofeun ‘Leo Messi’ per MVP e sezonit

Presidenti i La Liges ne Spanje, Havier Tebas ka hedhur nje ide te re, krijimin e trofeut me emrin e Lionel Mesit per t’iu akorduar lojtarit me te mire te sezonit. Ai e konfirmoi kete ne nje interviste per portalin Goal.com duke e cilesuar sulmuesin e Barcelones si nje simbol te futbollit spanjoll.

‘Le ta mendojme kete, Mesi do te jete me i miri ne histori, per te mos thene qe eshte tashme-tha Tebas-ai nuk ka limite, gjithnje luan ne nivelet me te larta. Eshte nje ide e mire krijimi i trofeut per lojtarin me te mire te vitit me emrin e Lionel Mesit’.

Tebas theksoi se tashme ekziston nje trofe per shenuesin me te te mire, trofeu Zarra, keshtu qe duhet nje i tille edhe per MVP e sezonit ne kampionatin spanjoll. Vlen te kujtohet se Lionel Mesi nuk ishte i pranishem ne ndeshjen ndaj Realit te Madridit te cilen Barcelona e fitoi me rezultatin e thelle 5-1.

Sfidanti.al