Tashme edhe per Çavi Hernandez ka ardhur koha qe te vare kepucet e futbollit ne gozhde. Mesfushori legjendar i Barcelones dhe perfaqesueses spanjolle ka percaktuar tashme daten e terheqjes se tij nga futbolli i luajtur dhe kjo do te ndodhe ne fund te sezonit aktual. Çavi qe eshte pjese e Al Sadd kishte deklaruar gjate veres se do te mendohej shume per te ardhmen e tij pas perfundimit te Championsit aziatik.
Ne fakt Al Sadd u eliminua ne gjysmefinale nga skuadra iraniane e Persepolis, nje eliminatore, fituesja e se ciles u percaktua vetem ne castet e fundit me Al Sadd qe ishte shume prane finales. Duket se tani Çavin e pret nje tjeter karriere, ajo e trajnerit. Pasi te kete mbyllur sezonin si futbollist, 38 vjecari do te udhetoje drejt Madridit per te ndjekur kursin UEFA Pro per trajner qe i jep mundesine te drejtoje cdo klub, perfshire edhe Barcelonen.
Por Çavi ne fillim mendon qe te fitoje eksperience ne nje ambient te cilin e njeh mire, per te marre me pas persiper detyra akoma me te rendesishme ne karrieren e tij.
Sfidanti.al