Qenka sezoni që tifozët të mërziten jo pak. Të dashuruar me ngjyrat, por edhe me dizenjon klasike të bluzave të skuadrave të tyre të zemrës, ata nuk e kanë të lehtë të përshtaten me diçka kaq të largët me traditën. Pas Juventusit, ja edhe Barcelona që i dëshpëroi përkrahësit e saj, duke prezantuar fanelën e kompozuar me kuadrata, jo me shiritat shekullorë “blaugrana”.
Nuk ka munguar një ngacmim i Federatës Kroate të Futbollit, HNS, e cila ka reaguar në faqen e saj zyrtare në Tuiter. “Ide e mirë, Barcelonë, – shkruajtën kroatët, – por, ju nuk mund të krahasoheni me flamurin tonë me kuadratat bardhekuqe”. Në të vërtetë, ngjashmëria e bluzës së katalanasve është tepër e madhe me atë të kombëtares së Kroacisë, uniform që e mban të veshur edhe lojtari i Barçës, Ivan Rakitiç.
Sfidanti.al