Krenaria e Mesit: Nuk e shkembej ‘dopieten’ e sezonit me Ligen e Kampioneve

Per Lionel Mesin, fitorja ne La Liga dhe e Kupes se Mbretit ka me shume vlere se Liga e Kampioneve qe kete vit u fitua nga Reali i Madridit. Sulmuesi argjentinas i Barcelones foli me krenari per kete ne nje interviste ekskluzive per te perditshmen katalanase ‘Sport’.

‘Zhvilluam nje sezon fantastik dhe fituam dy tituj-tha Mesi-eshte e vertete qe te gjithe enderrojne Ligen e Kampioneve, por nuk duhet te minimizohet sezoni qe beme. Gjate gjithe vitit pesuam vetem 3 humbje, por patem fatin e keq qe u eliminuam nga evenimenti me emocionues. A do ta shkembeja dopieten e trofeve me Ligen e Kampioneve? Jo. Te fitosh La Ligan dhe Kupen eshte shume e rendesishme. Nuk eshte aspak e lehte. Pavaresisht asaj qe ndodhi me Ligen e Kampioneve, sezoni yne ishte shume i mire’.

Sfidanti.al