Kombinimet e Barçës për të arritur tek “100-milionëshi” Lautaro!

Me Juventusin duket se u arrit një akord dhe do të jetë një lëvizje me disa “aktorë”. Barcelona pranon të dorëzojë mbrojtësi e rëndësishëm të krahut, Nelson Semedo, në favor të Juventusit, për të marrë në shkëmbim mbrojtësin De Shilio, mesfushori Pjaniç dhe 25 milionë euro. Pas lajmërimit të kësaj marrëveshjeje, mediat reaguan duke shkruar se klubi katalanas po bën gjithçka që të mbledhë paratë që i duhen për Lautaro Martinezin.

Semedo preferonte të shkonte tek Mançester Siti, ndërsa nuk donte Interin, por pranoi Juventusin duke e quajtur “një klub të madh”. Ndryshe nga ai, braziliani Artur nuk deshi të largohej nga “Kamp Nou”. Me 25 milionë euro, Barcelonës i duhen ende financa, pasi Interim und të pranojë të humbasë Lautaron duke marrë dy lojtarë në shkëmbim, por edhe me minimalisht 60 milionë euro në “kesh”.

Sfidanti.al