Isko dhe e ardhmja e tij; tani spanjolli kërkohet nga Interi

Zërat rreth të ardhmes së Iskos nuk fashiten, përkundrazi shtohen. Janë disa klube të rëndësishme që kërkojnë shërbimin e futbollistit të Realit të Madridit dhe duket se një prej tyre është edhe Interi. Lajmi u bë i ditur nga ‘Tuttosport’ sipas të cilit, klubi zikaltër po mendon të bëjë një tentativë për të sjellë në Milano futbollistin spanjoll që në merkaton e muajit janar.

Optimizmi te zikaltrit për arritjen e këtij objektivi nuk mungon dhe arsyeja është Ezekjel Palasios i cili  mund të transferohet nga River Plejt te Reali i madridit që do të thotë se Isko do të jetë i lirë të largohet nga ‘Los Blancos’ për të kaluar ndoshta te Interi, ndërkohë që vlen të kujtohet se Reali i madridit pretendon 700 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

Ndërkaq, Isko është vënë edhe në shënjestrën e Juventusit e bajernit të Mynihut të cilët e bazojnë optimizmin e tyre te raportet e vetë futbollistit me trajnerin Solari.

sfidanti.al