Aventura e re e Bottas; kërkon të provojë veten në garat Rally

Bota e garave Rally është shumë tunduese për pilotët e Formula 1, disa prej të cilëve kanë tentuar të provojnë veten e tyre në kompeticione të tilla dhe flasim për emra si kimi Raikkonen e Robert Kubica. duket se këtij tundimi nuk i rezistoi as Valteri botas i cili do të marrë pjesë në  garat e kronometruara.

Piloti i Mercedes do të jetë i pranishëm në Arctic Rally që do të zhvillohet në fund të muajit janar në Rovaniemi dhe do të drejtojë një Ford Fiesta ËRC, makina me të cilën Sebastiian Ozhier fitopi dy titujt e fundit botërorë në Rally.

‘Është një mundësi unike për të eksploruar botën e makinave të rallyt-u shpreh Botas në lidhje me këtë aventurë të re-është një eksperiencë e re për mua, pasi nuk kam provuar kurrë më parë asnjë makinë ËRC. Gjithsesi, një pilot garash duhet të jetë i përgatitur për të drejtuar cdo lloj makine’.

Arctic Rally që tani quher Tunturiralliin, është një garë që zhvillohet në ambiente me borë në veri të Finlandës, në qendër të laponisë që njihet edhe si atdheu i Babagjyshit të Vitit të Ri. Disa pilotë e kanë përdorur këtë garë për t’u përgatitur për sezonin e ri sic ka ndodhur me Raikkonen në vitin 2009 e 2010. Botas në këtë garë do të ketë si kopilot timo Rautianen, kampion i dyfishtë i botës së bashku me Markus Gronholm në 2000 dhe 2002.

sfidanti.al