Hazar, Asensio, Bejl, tek Reali duket se të gjithë janë në formë të madhe!

Do të luajë më herët sot, sesa Barcelona dje, dhe veçantia do të jetë “Estadio Alfredo Di Stefano”. Reali nuk luan në “Santiago Bernabeun” që po rinovohet, e që do të jetë gati në tetor besohet, por në ministadiumin e kompleksit stërvitor në Valdebebas, ndërsa mediat shkruajnë se trajneri Zidan ka mjaft prej lojtarëve në formë shumë të mirë. Janë treguar me radhë, Eden Hazari, Marko Asensio, Karim Benzema, ndërsa tani po shkruhet edhe për Garet Bejlin. Kërkohet “tridhëmbëshi” origjinal, pikërisht ai i përbërë nga Hazar-Asensio-Benzema.

Gjithsesi, problemi kryesor i Realit është përqëndrimi dhe vazhdimësia. Madrilenët kanë humbur shumë pikë me skuadra që nuk mendoheshin, madje kanë katër barazime në shtëpi, ndaj Vajadolidit, Betisit, Bilbaos dhe Seltës. Nëse rivalët kryesorë janë mundur në “Bernabeu” të vegjlit kanë marrë pikë. Kjo shpjegon se përse Barcelona është në vend të parë. “Marka” thekson se duhet zgjidhur problemi në krahun e majtë (me Marselon), dhe se Zidan duhet të përdorë më shumë zëvendësimet.

Sfidanti.al