Gjest joprofesionist i Solarit: U shmanget tifozëve pas humbjes

Lojtarët e Realit të Madridit i përjetuan keq humbjen e thellë 0-3 nga Barcelona në “Santiago Bernabe” në kuadrin e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit dhe, si pasojë, eliminimin nga kjo Kupë. Sidoqoftë, shumica e tyre, në formë kërkese për falje, vlerësoi atmosferën fenomenale të krijuar në “Bernabe” dhe mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre.

Porobjektivi i fotografit të gazetës prestigjioze spanjolle, “AS”, kapi një skenë të pakëndshme para seancës stërvitore së parë mbas ndeshjes së lartpërmendur, kur trajneri i Realit, Santiago Solari, nuk pati kurajë t’u arfrohej tifozëve, duke u frikësuar nga prania e tyre. Në momentin e fundit, duke iu afruar kompleksit stërvitor të Realit me “Smartin” e tij, ai ndërroi rrugë, duke hyrë në qendrën stërvitore nga një portë tjetër.Tifozët e nxehur e kritikuan këtë gjest joprofesionist të Solarit në rrjetet sociale.

Sfidanti.al