Gara për ‘Këpucën e Artë’; Messi drejt triumfit të katërt?

33 gola në 35 ndeshje të La Ligës flasin për ecurinë e Lionel Messit në këtë sezon me fanelën e Barcelonës. ylli argjentinas kryeson klasifikimin e pretendentëve për fitimin e Këpucës së Artë me 66 pikë të grumbulluara deri tani dhe është në rrugën e dughur për të fituar këtë trofe për të kartën herë në karrierë. i vetmi që mund ta shqetësojë sulmuesin 29 vjecar është sulmuesi i Sporting Lisbonë, Bast Dost që ka vetëm 2 gola më pak se ylli ui kampionëve të Spanjës. Në vendin e tretë gjendet Robert Lewandowski me 28 gola kur në  Gjermani ashtu sikurse dhe në Spanjë e Portugali kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i sezonit. Bayerni i ka mbyllur tashmë të gjitha llogaritë dhe në këto ndeshje gjithcka do të bëhet për të ndihmuar Lewandowskin. Aubameyang e Luis Suarez janë në vendin e katërt e të pestë pasi kanë shënuar repsektivisht 27 e 26 gola, ndërkohë që Ronaldo është akoma më larg me vetëm 20 gola të shënuar deri tani në kampionat.

sfidanti.al