Mateu Lahoz do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Monacos dhe Juventusit që do të luhet në ‘Stade Louis II’ të Monte Carlos. Arbitri spanjoll do të ndihmohet në këtë përballje nga bashkëkombasit e tij Javier Rodriguez dhe Pau Cebrian që do të jenë gjyqtarët anësorë të sfidës. 40 vjecari Lahoz, i përfshirë në kategorinë elitë të arbitrave të UEFA në vitin 2012, ka gjykuar edhe më parë ndeshje të Monacos në këtë sezon të Ligës së Kampioneve dhe bëhet fjalë për sfidën e luajtur në Ettihad Stadium ndaj Manchester City e mbyllur me rezultatin 5-3 për skuadrën angleze. Për t’u theksuar është se spanjolli nuk ka arbitruar asnjë ndeshje të Juventusit.
sfidanti.al