Finalja e Kupës së Mbretit më 25 maj, një lojtar e ka të sigurt të artën!?

Barcelona dhe Valencia do të ndeshen në finale të Kupës së Mbretit së Spanjës më 25 maj në “Benito Viljamarin” të Seviljes, por, megjithëse kjo ndeshje do të zhvillohet mbas afro tre muajsh, një lojtar e ka të siguruar që tani medaljen e artë?

Duket e habitshme, por është e vërtetë se, cilido ekip nga dy të lartpërmendurit ta fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Spanjë, futbollisti kolumbian Xhejson Muriljo do të jetë fitues. Ky lojtar momentalisht është pjesëtar i Barcelonës, i huazuar në dimër nga Valencia.  Deri tani, gjatë rrugës për në finale, Muriljo ka luajtur nga 180 minuta edhe për ekipin katalonjas dhe edhe përValensian, kështu që, pavarësisht se cili nga të dy ekipet e mësipërm do të fitojë në finalen e Kupës së Mbretit, ky futbollist kolumbian do ta varë në qafë medaljen e artë.

Sidoqoftë, duhet tëvihet në dukje se vështirë se Muriljo që luan si qendërmbrojtës, do të ketë shansin të dalë në fushë, duke pasur parasysh se Samuel Umtiti tanimëështë kthyer dhe ka dalë në fushë. Por, megjithatë, ai ka të sigurt medaljen e artë, ndërkohë që të tjerëve do t’u duhet të derdhin djersë dhe mund, kurse Muriljo pret vetëm që të festojë!

Sfidanti.al