Festa e ‘El Niños’; Fernando Torres, 100 gola ne La Liga

Atletiko Madrid fitoi 3-0 me Levanten, por festa ishte e Fernando Torres. El Niño, qe ne fund te sezonit do te largohet nga ‘Los Colchoneros’, shenoi golin e trete per Atletikon ne kete ndeshje, nje gol jubilar ky pasi ishte i 100 per te ne Kampionatin spanjoll dhe i 127 me fanelen bardhekuqe.

Ne kete ndeshje, Torres hyri ne fushen e lojes si zevendesues per te shenuar kete gol te tij qe perfshin ate ne listen e 5 golashenuesve me te mire per Atletiko Madrid ne La Liga.  Ne te njejten kohe me 127 golat, Torres eshte edhe shenuesi i 5 me i mire ne te gjithe historine e Atletikos.

Fernando Torres shenoi 13 gola ne 29 ndeshje ne sezonin  e tij te pare ne La Liga me Atletikon ne 2002-2003. Nje sezon me pas shenoi 19 gola, ndersa sezonin 2004/2005 e mbylli me 16 gola te shenuar. Ne 2005/2006 shenoi 13 gola, ndersa ne 2006/07, perpara se te shkoje te Liverpuli shenoi 14 gola. Qe nga 2015 kur u kthye te Atletiko e deri tani Torres shenioi 25 gola ne kampionat per te kompletuar kuoten e 100 golave ne Ligen Spanjolle te Futbollit.

Sfidanti.al