Klubi katalanas nuk ka aspak para mënjanë për të shpenzuar, ndaj edhe lajmet për dëmtimet e lojtarëve janë goditje të rënda. Një i tillë ishte ai për lëndimin e sulmuesit Usman Dembele, që do të mungojë 4 muaj, pra do të humbasë nisjen e sezonit, por gjithsesi Barcelona ka marrë disa lajme të mira nga reparti i sulmit, me të cilët mund të ngushëllohet. i fundit që erdhi me parametër zero ishte Memfis Depai, ylli i Holandës që i dha fund kontratës me Lionin. “Realizova një ëndërr dhe kjo gjë po më ndihmon edhe në Europian”, – tha holandezi që firmosi për 2 vjet. Në “Kamp Nou” ka ardhur edhe Kun Aguero, ndërsa problemi më i madh për Dembelenë ishte që Barcelona do të donte ta transferonte, por një lojtar i dëmtuar nuk mund të të sjellë të ardhura të mëdha.
Sfidanti.al