Halidu Kulibali ka treguar se ka një zemër të madhe. Në fillim të këtij viti, mbrojtësi i Napolit u filmua pranë disa semaforëve duke i dhuruar xhupa bashkëkombasve të tij, që t’i ndihmonte të mbroheshin nga i ftohti. Natën e ndërrimit të viteve ai i dhuroi 500 euro një lypësi jashtë një qendre tregtare në Napoli. Tashmë ai ka kryer një gjest tjetër solidariteti në Senegal. Në ditën e 30 vjetorit të tij, ai nisi një anije nga porti i Napolit për në Senegal të ngarkuar me ushqime dhe materiale shëndetësore: dy ambulanca dhe veshje. Anija duhet të mbërrijë në vendlindjen e tij pas një jave. Kulibali ndodhet për pushime në vendin e tij dhe po merr pjesë në disa iniciativa të promovuara nga disa shoqata në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Sfidanti.al