Edhe ti Diego Kosta? Sulmuesi nën hetim për evazion fiskal

Lista e futbollistëve që kanë kryer evazion fiskal shtohet me emrin e Diego Kostës. Sipas të përditshmes iberike ‘El Mundo’, Organet tatimore spanjolle kanë vënë nën hetim sulmuesin e Atletiko Madrid për fshehje të të ardhurave nga të drejtat e imazhit nga kontrata e lidhur në vitin 2014 me Adidas. Bashkëpunimin me kompaninë gjermane Diego Kosta e nsi kur ishte në vitin e fundit të kontratës me Atletiko Madrid, përpara se të transferohej te Çelsi. Mësohet se shifra që futbollisti u ka fshehur autoriteteve është 400 mijë Euro, sa gjysma e asaj  që kishte në kontratën me Adidas.

Sipas drejtuesve të organeve fiskale spanjolle, Diego Kosta në 6 muajt e parë të 2014 ishte rezident në Spanjë kështu që ai duhet të deklaronte të ardhurat nga të drejtat e imazhit për pjesën e parë të kontratës me Adidas. Mësohet se Diego Kosta e përfitoi shumën gjatë kohës që ishte në Londër, por ajo kaloi në një llogari spanjolle.

sfidanti.al