E pabesueshme, por e vërtetë; Benzema-Ronaldo, sulmi më i dobët

Askush nuk e mendonte deri sezonin e kaluar se e famshmja BBC  e Realit të Madridit do të kapte pikën më të ulët të saj. Në fakt kjo po ndodh këtë sezon  gjë që vërtetohet me diferencën prej 10 pikësh që kampionët e Spanjës kanë me rivalët e tyre të Barcelonës që kryesojnë Ligën spanjolle. Bale u dëmtua sërish, kërshtu që e gjithë pesha e repartit të avancuar ka rënë mbi këta dy lojtarë që për hir të së vërtetës në këto 12 javë të kampionatit kanë zhgënjyer.

Shifrat nuk gënjejnë kur thonë se Benzema e ronaldo kanë  shënuar vetëm 2 gola të dy së bashku, nga 1 për secilin  duke  u bërë jo pak herë objekt i ironive të tifozëve të skuadrave kundërshtare të Realit. por ajo që dhemb më shumë për Realin e Madridit është se yjet e tij kanë statistikat më të dobëtat në Evropë, më keq se ata kanë bërë vetëm 2 sulmuesit e Beneventos Iemmelo dhe Coda  që së bashku kanë vetëm 1 gol të shënuar.

sfidanti.al