Karlo Tavekio nuk është më presidenti i Federatës Italiane të Futbollit. 74 vjecari dha dorëheqjen nga posti i tij në mbledhjen e Këshillit Federal të këtij institucioni, një mbledhje kjo që zgjati vetëm 15 minuta. përpara se të ndërmerrte këtë hap, Tavekio kërkoi edhe dorëheqjen e të gjithë anëtarëve të këtij këshilli, kërkesë kjo që u pranua. Largimin e Tavekios e dëshiruan të gjithë që nga Shoqata e Futbollistëve e deri tek Komiteti Olimpik ndërkombëtar
Dorëheqja e Tavekios ndodhi pas eliminimit të Italisë në kualifikuesety e Botërorit 2018. Të Kaltrit nuk mundën dot të kalonin Suedinë në fazën e playoffit ndaj së cilës u gjunjëzuan me rezultatin e përgjithshëm 1-0, i regjistruar në ndeshjen e zhvilluar në Suedi. Tani ajo që i mbetet Federatës Italiane të Futbollit është të organizojë zgjedhjet e reja për postin e presidentit, proces që duhet të ndodhë brenda 90 ditëve.
sfidanti.al