A e dini se kur është dhënë  penalltia e fundit kundër Barcelonës ?

Gazeta spanjolle “Marka” publikoi disa të dhëna që u shkojnë për shtat atyre njerëzve që thonë se Barcelona në Spanjë favorizohet nga ana e gjyqtarëve. Në ndeshjen e fundit me Alaveshin, ajo shënoi fitoren 2-1, ndërkohë që, andej nga fundi i ndeshjes, ekipit vizitor (Alaveshit) nuk iu dha një penallti, pasi Samuel Umtiti luajti me dorë në zonën e rreptësisë së vet. Një fakt i tillë e detyroi gazetën e mësipërme prestigjioze që të bënte një analizë suplementare.

Sipas të dhënave që nxori në dritë kjo gazetë, kundër Barcelonës, në La Liga, është dhënë penallti, për herë të fundit, para 74 ndeshjeve ose para pothuajse para dy viteve. Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë kohore, Barcelonës i janë dhënë në favor 32 penallti nga “pika e bardhë”?! Penalltia e fundit kundër ekipit katalonjas është dhënë në shkurt 2016, kur Guideti që, atëkohë, mbante veshur bluzën e Seltës, shënoi të vetmin gol të ekipit të vet që e humbi atë ndeshje 6-1.

sfidanti.al