“Don Balon” e përcjell Rakitiçin nga Barça, por ç’thotë  “Don” Leo Mesi

Pritet që, mbas mbarimit të këtij sezoni, Barcelona të bëjë ndryshime të mëdha në ekip, me qëllim që ta forcojë atë akoma më shumë. Sidoqoftë, lojtari kryesor i saj, Lionel Mesi, i ka bërë të ditur kryesisë se, çfarëdo që të ndodhë, një lojtar duhet të mbetet në ekip dhe ky është mesfushori kroat, Ivan Rakitiç.

Gazeta “Don Balon” shkruan se Rakitiçin po e kërkojnë Juventusi dhe disa klube angleze, ndërkohë që vendi i tij te Barça, sezonin e ardhshëm, mund të kërcënohet nga ardhja e futbollistit brazilian, Artur. Rakitiçi, gjatë këtij sezoni, ka luajtur në 46 ndeshje në të gjithë konkurrimet, duke shënuar katër gola e duke dhënë katër pasime golash dhe duke u bërë kështu një nga lojtarët më standard në formacionin e Barçës. Ky futbollist 30-vjeçar kroat ka ardhur në “Kamp Nou”, më 2014, nga Sevilja, ndërsa, më parë, ka luajtur me Shalken dhe Bazelin. Me ekipin katalonjas, ai ka fituar dy tituj në Primera, tri Kupa Mbreti dhe nga një trofe në Ligën e Kampioneve, Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës dhe kampionatin botëror të klubeve.

Sfidanti.al