Diego Kosta ‘divorc’ me Atletikon? Refuzon të stërvitet

Aventura e dytë e Diego Kostës me Atletikon e Madridit mund të mbyllet pas vetëm 1 viti e gjysmë. Sulmuesi edhe pse ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Los Colchoners, refuzoi të stërvitej me ekipin. Zyrtarisht futbollisti nuk rezulton që të të jetë i dëmtuar dhe as i justifikuar nga stafi teknik i Atletikos, kështu që e gjithë kjo mund të interpretohet si një shenjë proteste në drejtim të klubit madrilen që nisi një hetim të brendshëm për ndëshimin me 8 ndeshje pezullim të tij pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Barcelonën.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Atletiko e mbrojti në cdo mënyrë të mundshme Diego Kostën, por raporti i arbitrit dhe prova televizive e gozhduan sulmuesin i cilli rrezikon të marrë edhe një gjobë të majme me të përfunduar hetimet.

Kjo situatë rrezikon të sjellë pasoja të tjera që kanë të bëjnë me qëndrimin e Diego kotës në skuadër, kjo edhe për faktin se në javët e fundit është folur shumë për një largim të tij nga bardhekuqtë në muajt e verës.

sfidanti.al