Dështimi i Realit të Madridit; tifozët sulmojnë ashpër trajnerin Zidane

Reali i Madridit mbylli më në fund një sezon të tmerrshëm dhe këtë e bënë duke u mundur nga Betis në Santiago Bernabeu, një disfatë që ishte e treta në 4 ndeshjet e fundit në La Liga. Publiku në impiantin mitik u ndje shumë me tifozët që nuk i kurseu fërshëllimat në drejtim të skuadrës merenges që humbi pathyeshmërinë edhe në shtëpinë e saj.

Pas përfundimit të ndeshjet, tifozët e Realit të Madridit nuk i kursyen sulmet e ashpra ndaj Zidane madje kishte nga ata që mendonte se do të sishte më mirë që në Madrid të kthehej Ronaldo, sic shkruan një përdorues i rrjeteve sociale: ‘Të sigurt se nuk do të ishte më mirë që të kthehej Ronaldo në vend të Zidane?’.
Dikush tjetër e ka humbur tashmë durimin me Zidane dhe e ka të qartë atë që ai do për Realin e Madridit teksa deklaron: Do të duhet të blejmë të gjithë lojtarët më të mirë të botës këtë verë dhe të zëvendësojmë Zidane me Pocetinon’.

Zinedine Zidane u kthye te Reali i Madridit për ta ‘ringjallur’ pas katastrofës së shkaktuar nga Lopetegi dhe Solari, por për tifozët ai dështoi totalisht.

‘Reali i Madridit e mbylli La Liga 2018/19 me 12 humbje me Lopetegin, Solarin e Zidane, me nga 4 humbje secili-shkruante një tjetër përdorues i rrjeteve sociale, ndërsa dikush tjetër shkon edhe më tej teksa deklaron për trajnerin se është një mashtrim.

Një tjetër cështje për të cilën tifozët nuk i kursyen sulmet ndaj Zidane ishte edhe ajo e Garet Bejl të cilin francezi e la jashtë edhe në sfidën e fundit të sezonit. ‘Zidane nuk e mendoi se ndoshta ishte rast i mirë të aktivizonte Bejl në Bernabeu, atë që i shpëtoi b….. në finalen e Kievit në një ditë m…, por në të kaluarën mendoi se ishte më e drejtë t’i jepte minuta djalit të tij Enzo dhe t’i siguronte një vend titullari djalit tjetër të tij Luka-shkruante një tjetër tifoz.
Duke parë këtë panoramë, është e paevitueshme pyetja: Sezonin tjetër a do të jenë te Reali i Madriditi si Zidane ashtu edhe Bejl?

sfidanti.al