Dembele ultimatum Barcelonës: Ose më shumë minutazh ose ika!

Ylli i ri i Barcelonës, Usman Dembele, është i pakënaqur me statusin e tij në klubin katalonjas dhe kështu po mendon që të ndërrojë mjedis, njoftojnë mediumet spanjolle. Thuhet se ky futbollist 21-vjeçar ka kërcënuar se ai do të laergohet nga klubi në fjalë, nëse nuk do t’i jepet mundësi që të luajë më shumë në fushën e lojës.
Dembele nuk ka qenë në formacionin e parë në ndeshjet e fundit të Barcelonës, ndërkohë që në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Interit ai nuk u përfshi farë në lojë, madje edhe pse Liionel Mesi i dëmtuar nuk luan.
Në këto kushte janë përhapur spekulime se ky futbollist francez do që të largohet nga “Kamp Nou”. Dembele erdhi në klubin katalonjas në vitin 2017 dhe për të atëkohë u paguan 105 milionë euro, ndërkohë që ai gjatë këtij sezoni ka luajtur në 11 ndeshje në të gjjithë konkurrimet dhe ka shënuar pesë gola.
Sfidanti.al