Dembele më i miri i Barcelonës, ky po që është lajm!

Harrojeni (të paktën për një natë) Lionel Mesin. Harroni edhe Gerard Pikenë dhe adoleshentin debutues, Alena, që shënoi golin e parë për Barcelonën. Një tjetër lojtar meriton dritat e skenës, dhe ky është “i mallkuari” i madh, Usman Dembele. Gazetat spanjolle e cilësuan si lojtarin më të mirë në fushë, në fitoren 2-0 të katalanasve ndaj Vijarrealit në “Kamp Nou”, në një ndeshje të vështirë të La Ligës.

Dembele nuk shënoi gola, por dha asitin për golin e parë të Pikesë, dhe në sondazhin e “Markës” mori 6.7 mijë vota pozitive dhe vetëm 1.3 mijë vota negative. Ai la pas pikërisht të riun Alena, Pikenë dhe Arturo Vidalin, që tashmë po nis të tregojë sesa vlen. Natyrisht, edhe Mesi pati vlerësim të lartë ndonëse nuk ishte aq i freskët sa zakonisht (asistoi golin e dytë).

Kritikat ishin të gjitha për Filip Kutinjon, që mori vërshëllima në stadium. Në mungesë të brazilianit Artur, pritej më shumë prej tij. Kampionët e trajnerit Valverde arritën një tjetër fitore pa bindur me lojën e tyre, ndonëse mbajnë vendin e parë në La Liga me 28 pikë, ndaj 27 të Seviljes, dhe kanë shënuar 37 gola, shumë më tepër sesa skuadrat e tjera.

Sfidanti.al