Çfarë mund të pritet nga Solari, rezultatet më të dobta ne Realin B?

Santiago Solari do të jetë trajneri i 4-t i Realit të Madridit që në një etapë të caktuar të karrierës së tij ka drejtuar ekipin B të Realit të Madridit. Deri tani, trajnerë të këtij ekipi B kanë qenë
Lopetegi, Zidan dhe Benitez. Sidoqoftë, mediumet spanjollë dhe njohësit e futbollit nuk janë të bindur për kualitetet që zotëron ky specialist argjentinas futbolli (Solari) që, për herë të parë në
jetën e tij, do të drejtojë një ekip të parë.
Arsyeja është se ai, deri tani, ka patur rezultate të dobta me ekipin B të Realit ose me Real Kastiljan, sikurse quhet më shumë ky ekip, me të cilin ai ka punuar në dy sezonet e fundit, pra mbas
largimit të Zinedin Zidanes si drejtues i tij. Solari e ka drejtuar Realin nr.2 gjithsej në 86 ndeshje, duke arritur me të vetëm 32 fitore (37,2 per qind) që është treguesi më i dobët në historinë e këtij klubi. Edhe ndeshjen e fundit ndaj Fuenlabradës që u zhvillua vetëm dy ditë para caktimit të tij si trajner i përkohshëm i Realit A, ai e humbi.
Vetëkuptohet se kjo nuk do të thotë asgjë, sepse Reali B luan në ligën e 3-të spanjolle dhe përbëhet, kryesisht, nga futbollistë të rinj, duke shërbyer më shumë për eksperimente në fushën e futbollit.
Sfidanti.al