Risia ne Formula 1; gare ne Vietnam qe nga 2020

Boterori i Formula 1 do te kete nje ndalese te tij ne Vietnam duke nisur nga viti 2020. Lajmi u konfirmua nga disa funksionare te qeverise lokale duke theksuar se gara do te zhvillohet ne Hanoi.

‘Qyteti i Hanoit e fitoi te drejten per te organizuar nje gare te Boterorit te Formula 1 ne prill te vitit 2020-lexohet ne komunikaten e Komitetit Popullor te Hanoit.

Mesohet se projekti i pistes se gares se Vietnamit do te prezantohet javen e ardhshme, nderkohe qe pritet konfirmimi i perfshirjes se Vietnamit ne kalendarin e Formula 1 edhe nga pronaret e kampionatit me te rendesishem te garave automobilistike.

Sfidanti.al