Karim Benzema me golin e parë nga dy që shënoi në Pëlzen kundër Viktorias vendase, hyri në ”klubin 200” ekskluziv, ku bëjnë pjesë futbollistët që kanë shënuar të paktën 200 gola me bluzën e Realit të Madridit.
Kështu, ky francez u bë futbollisti i 7-të në historinë e klubit me më shumë trofe në Evropë që arrin këtë shifër, ndërkohë që rekordmen absolut është Kristiano Ronaldo me 451 gola, i ndjekur nga Rauli me 323, Di Stefano me 308, Santiljana me 287, Pushkashi me 237 dhe meksikani Hugo Sançez me 208 gola.
Sidoqoftë, Benzema kaloi Rudi van Nisterlojin dhe tani ai u bë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampioneve me 57 gola, mbrapa Ronaldos me 120 dhe dhe Mesit me 105.
Sfidanti.al