Një lajm shumë i keq për Realin e Madridit. Garet Bejl nuk do të luajë në “El Klasikon” e fillimit të dhjetorit në Barcelonë, dhe rrezikon të mos jetë në fushë deri në janar të vitit të ardhshëm. Uellsiani dëmtoi gjurin e djathtë në ndeshjen e djeshme ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve dhe ekziston mundësia që ai të operohet.
Shqetësimet nuk janë të vogla për trajnerin Zidan, edhe pse Reali është në pozicion të mirë në kampionat dhe në Champions. “El Klasiko” do të jetë i vështirë dhe madrilenët kanë edhe lojtarë të tjerë të dëmtuar, po ashtu do të luhet në “Bernabeu” ndaj Dortmundit për vendin e parë në grup, gjithashtu mjaft të rëndësishëm për shortin e mëtejshëm, ndërsa do të zhvillohet edhe Botërori i Klubeve në Japoni.