Çfarë po ndodh me Barcelonën! Kërkohet burg për presidentët dhe Nejmarin!

Barcelona po hyn në një tjetër krizë të rëndë që mund të lerë pasoja për klubin. Një kompani braziliane, me inicialet DIS, ka kërkuar 8 vjet burg për presidentin Bartomeo, po 8 vjet për ish-presidentin Rosell, si dhe 5 vjet për një nga yjet e skuadrës, Nejmar. Akuza është për shkelje të rregullave, për korrupsion, dhe në të përfshihet edhe familja e Mesit, saktësisht babai i tij, si dhe klubi brazilian i Santosit. DIS akuzon se Nejmar mori 10 milionë euro në 2011 nga Barcelona, me qëllim që të hidhte poshtë çdo ofertë që i bëhej Santosit. Edhe drejtësia spanjolle ka kërkesat e saj dhe bëhet fjalë për 2 vjet burg për Nejmarin.
Nuk është hera e parë që Barcelona ndodhet në telashe të tilla, mjafton të kujtojmë gjyqin e Mesit, si dhe skandalin e mëparshëm për shifrën e saktë të blerjes së Nejmarit. Gjithsesi, deri tani askush nuk ka bërë burg, duke përfituar nga hapësirat në ligjet spajnolle. DIS kërkon edhe 195 milionë euro gjobë për Barçën, ndërsa deklaron se kjo nuk bëhet për të fituar para, por për çështje parimi.