Barcelonë, a ke para për ta kthyer Serinë A në një “supermarket”?!

Një klub që pretendon të ardhurat më të mëdha në botë, padyshim që mund ta bëjë këtë, por a është e tillë kjo Barcelonë? Katalanasit jepen të kapur për fyti nga kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi, por nga ana tjetër ata duan që të forcojnë mbrojtjen, dhe për ta bërë këtë, i kanë hedhur sytë nga Italia. Futbollistët e “skanuar” nga drejtuesit në “Old Traford” dhe nga trajneri Kike Setien janë Matijs De Ligt, Daniele Rugani, Matia De Shilio dhe Milan Shkriniar.

E përditshmja “El Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona do të përpiqet të shfrytëzojë marrëdhiet e mira me Juventusin, për të arritur një marrëveshje, dhe se mund të përdorë si “monedhë shkëmbimi” lojtarët e saj si Samuel Ymtiti apo Nelson Semedo, që të dy të vlerësuar në Europë. Gjithsesi, nuk dihet sesa do të bindet Juvja për një nga “margaritarët” e saj të rinj, holandezin De Ligt. Gazeta katalanase shkruan se Seria A është kthyer në një “supermarket”. “El Mundo Deportivo” informon se Juventusi u interesua për Artur Melon, dhe Barça kërkoi menjëherë De Ligtin.

Sfidanti.al