Barcelona dështoi në blerjen e Coutinhos, ‘kryqëzohet’ Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu po përjeton ditë të vësjhtira në detyrën e tij. Në Catalunya të gjithë e kanë vënë në shënjestrën e kritikave të forta për shkak të dështimit në tentativën për të sjellë në Camp Nou, Coutinhon ose Di Marian. Barcelona edhe pse përfitoi 222 milionë Euro nga shitja e Neymar nuk mundi dot ta shfrytëzojë sic duhet për të bërë blerjet e duhura. Klubi katalanas mundi të siguirojë vetëm shërbimin e Dembele dhe Paulinhos, por kjo nuk i ka kënaqur aspal tifozët, median madje edhe disa legjenda të tij. Reagimi i drejtuesve të nënkampionëve të Spanjës nuk mungoi. Alberto Soler dhe Robert Fernandez dolën në një konferencë për shtyp për të sqaruar situatën e krijuar në ditët e fundit.   ‘Liverpool kërkoi 200 milionë Euro për Coutinhon-tha Soler-Nuk mund të rrezikonim ekonominë e klubit duke 2 futbollistë për 270 milionë. Do të ishte një veprim i papërgjegjshëm nëse do të mund të blenim Coutinhon e Di Marian. Merkatoja ka ndryshuar dhe po dominohet nga personalitete shumë të pasur që bëjnë cfarë të duan. Besoj se organizmat ndërkombëtarë duhet të bëjnë dicka dhe të mendojnë për futbollin dhe se ku do të përfundojë ai’.

sfidanti.al