Presidenti Laporta thotë se klubi i tij nuk është i detyruar që ta transferojë me patjetër mesfushorin holandez, ndonëse mediat shkruajnë ndryshe. Barcelona prezantoi edhe përforcimin e tretë të verës, brazilianin Rafinja, pasi e bëri këtë me Frank Kesien e ardhur nga Milani dhe me Kristiansenin e mbërritur nga Çelsi. Gjithsesi, duhen respektuar kufizimet financiare të La Ligës dhe duket se pavarësisht se po vijnë para nëpër arka, sërish do të duhet të shitet kartoni i Frank De Jongut për të qenë në rregull.
Sfidanti.al