Aspas i sinqerte: Une me Realin? Treni im ka ikur nga stacioni ..”

Futbollisti më i mirë i Selta Vigos, Iago Aspas, deklaroi se ka shumë mundësi që ai ta përfundojë karrierën e tij me këtë klub dhe se tani për të është vonë që të bëjë transferime të mëdha.
“Momentalisht, situata absolutisht më përgjigjet dhe unë jam shumë mirë në këtë klub. Këtu unë kam familjen time dhe nuk kam ndermend që të largohem nga Vigo. Do të doja që të dilja në pension këtu”, deklaroi Aspasi, për të cilin kohët e fundit thuhet se mund të transferohet për te Reali i Maedridit.
“Treni im ka ikur tanimë, por, megjithatë, në qoftë se Reali i Madridit me të vërtetë është i interesuar për mua, ai duhet të bisedojë me klubin tim dhe pastaj me mua”, deklaroi Aspasi.
Duke qenë se ai po luan shumë mirë te Selta, Aspasi u thirr nga trajneri Luis Enrike në përfaqësuesen spanjolle.
Sfidanti.al