Ançeloti kujdes me tatimet në Spanjë, ke 1.5 milionë euro borxhe

Ndoshta italiani ka kujtuar se ka shpëtuar “syrit vigjilent”, por jo. Kur Karlo Ançeloti të marrë detyrën tek Reali i Madridit, me siguri që do t’i vijë një zarf nga zyra e Drejtorisë së Tatimeve të Spanjës, e cila do t’i kujtojë diçka. Trajneri ka një detyrim prej 1.46 milionë eurosh në arkat e shtetit spanjoll, që nga koha kur drejtoi Realin në 2013-2015. Në total, Tatimet spanjolle kanë një listë prej 3930 personash apo kompanish që kanë detyrime ndaj saj dhe Ançeloti është në krye të listës. Në këtë listë është ende Nejmar, por braziliani ka zbritur poshtë në renditje. Ai kishte detyrime prej 34.6 milionë eurosh, por tani borxhi i tij ka zbritur në më pak se 1 milionë euro.

Sfidanti.al