Pas fitores së Realit të Madridit në Napoli, Serhio Ramos deklaroi se kishte dëshirë që Barcelona të elinimohej nga PSZH-ja, që ai ta bënte gjumin të qetë, por nuk qe e thënë, sepse ndodhi ajo që ndodhi, Barcelona e përmbysi rezultatin 0-4 të ndeshjes së parë dhe fitoi 6-1 në “Kamp Nou”, duke u kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Në fakt, pakkush besonte se Barcelona do të mund ta kapërcente deficitin prej katër golash, por, sidoqoftë, kjo ndohi dhe ekipi katalonjas u kualifikua për më tej.
Pas ndeshjes në Napoli, ku Reali i Madrdit fitoi, përsëri 3-1 dhe hero i ndeshjes, kushedi se për të satën herë, ishte Ramosi, ky i fundit deklaroi: “Dua që Barcelona të eliminohet. Nuk dua që të vej ndonjë bast, por do të jem i gëzuar, në rast se ajo eliminohet. Do ta bëj gjumin më të qetë”. Për fat të keq, dëshira e Ramosit nuk u realizua. Barcelona bëri një sensacion të madh dhe, tani, nuk dihet, nëse Ramosi do të mund ta bëjë gjumin të qetë, ndërsa, me të vërtetë, do të jetë interesante një duel El Klasiko në Ligën e Kampioneve.
sfidanti.al