Të hënën do ta ketë mik në “Stemford Brixh” dhe duket se e ka nisur ndeshjen që tani. Klubi i Çelsit ka lëshuar një shigjetim “të helmuar” ndaj Mançester Junajtidit, duke u tallur me arritjet e të besuarve të Murinjos. “Kundërshtari ynë i Kupës ditën e hënë është i pathyer në kampionat që nga tetori, – shkruhej në adresën zyrtare të bluve, – kjo i ka ndihmuar që të marshojnë triumfalisht nga vendi i gjashtë, në të gjashtin. Ajo humbje e fundit ishte, natyrisht, në “Brixh”. Goli i Pedros pas 29.6 sekondash në fitoren 4-0, mbetet më i shpejti këtë sezon në ligë”.
Natyrisht, këto nuk janë mendimet e trajnerit Antonio Konte pasi italiani nuk ia ka lejuar kurrë vetes që të tallet me kundërshtarët. Konte e di se pavarësisht nga fitorja 4-0 në kampionat, ndeshja e kupës do të jetë tjetër gjë. Çelsi kryeson kampionatin dhe shpreson të fitojë edhe Kupën e Anglisë, ndërsa Junajtid është në vendin e gjashtë në Premier Ligë, ka fituar Kupën e Ligës, dhe do të shpresojë të fitojë edhe një trofe tjetër këtë sezon.
Sfidanti.al