Presidenti i PSZH-së: Të gjithë jemi nervozë, s’kam folur me lojtarët

Presidenti i PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, thotë se të gjithë në klub akoma nuk mund ta marrin veten nga humbja thellë 6-1 ndaj Barcelonës dhe eliminimi, si pasoje, nga Liga e Kampioneve. “Nuk dua që të gjej justifikime, por neve na u mohuan dy penallti. Në pjesën e parë, ne, në fakt, nuk luajtëm. Pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë, është e vështirë që ta përtypesh një humbje si kjo e mbrëmshmja, 6-1, por nuk kemi se çfarë të bëjmë, nuk kemi alternativë tjetër. Në futboll, asnjëherë, nuk i dihet, ne bëmë gjithçka të mundur, por nuk ia dolëm. Jeta vazhdon. Unë akoma nuk kam folur me lojtarët, nuk është koha.Të gjithë janë nervozë dhe kjo, në raste të tillë, eshtë normale.Fillimisht, duhet që të qetësohemi”, thotë presidenti i PSZH-së.

sfidanti.al