La Liga, Javier Tebas iu përgjigjet kritikave të Realit të Madridit

Udhëtimi i Realit të Madridit në Pamplona shkaktoi një mërzi të madhe te Los Blancos kundrejt La Ligës që e detyroi të luajë pavarësisht reshjeve të dendura të botës. Por presidenti i La Ligës nuk është aspak dakord me këtë version të kampionëve të Francës dhe këtë ai e shprehu në një intervistë për TVE.

‘Ajo që më bezdisi më shumë ishte versioni që u dha për udhëtimin e Realit të Madridit-tha Tebas-të premten  kisha më shumë se 14 telefonata me Drejtorin e Përgjithshëm të Realit të Madridit. I thashë se nëse e shihte që lojtarët ishin nervozë, më e mira që mund të bënin ishin të ktheheshin në qendrën stërvitore dhe të udhëtonin një ditë më pas dhe ai më tha se jo’

Më pas kreu i La Liga sqaroi më shumë këtë cështje.

‘Nëse AENA do të thoshte se nuk kishte mundësi udhëtimi, Real Madrid nuk do të nisej-shtoi Tebas-vendimin përfundimtar e merr Reali i Madridit’.

Presidenti i La Liga komentoi edhe deklaratat e Zidane pas ndeshjes me Osasunën që u mbyll 0-0

‘Nuk e di cfarë informacionesh kishte Zidane-tha Tebas-kam dëgjuar shumë justifikime nga ana e trajnerëve kur ndeshjet nuk kanë shkuar mirë dhe ky është një justifikim më shumë’.

Sfidanti.al