LA Galaxy i jep mesazh Milanit; konfirmon Ibrahimovic për 2019

Ditët e fundit në median italiane u fol shumë për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic te Milani duke bërë që tifozeria e skuadrës kuqezi të fillojë të ëndërrojë. Por te skuadra e Los Angeles Galaxy askush nuk dëshiron që të privohet nga sulmuesi suedez që në sezonin e tij të parë në Major League Soccer e kaloi kuotën e 20 golave të shënuar.

Në fakt, klubi kalifornian ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe për vitin 2019 duke i dhënë kështu një mesazh të qartë milanit. ndërkaq, Los Angeles Galaxy ka bërë të ditur edhe emrat e futbollistëve tek të cilët stafi teknik i skuadrës nuk do të besojë më dhe në listën e atyre që so të braktisin këtë skuadër janë Siani e sidomos Eshli Kol.

Klubi kalifornian ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën me mbrojtësin 37 vjecar që dikur ka luajtur me skiadra si Arsenal. celsi e Roma. Eshli Kol u transferua te Los Angeles Galaxy në mars të vitit 2016 dhe që nga ai moment ai ka luajtur 83 ndeshje duke shënuar 3 gola.

sfidanti.al