Ksavi: Ansu Fati? Tek Barcelona është shumë e vështirë të jesh titullar!

Mediat janë të ndërtuara “për të krijuar probleme”, veçse në këtë mënyrë edhe mund të ndihmojnë që të zgjidhen. Të paktën në disa raste. Kështu, edhe pas fitores 4-1 të Barcelonës në fushën e Sociedadit, trajneri katalanas duhej të përballonte një “gjyq të vogël”. Ksavi u pyet se përse e la në stol Ansu Fatiun, njeriun që ndryshoi ndeshjen pasi shënoi gol dhe shërbeu 2 asiste. “Dua që ta ruaj, – tha trajneri, – Ansu Fati është kthyer më vonë nga dëmtimi, ndërsa shokët e tij janë stërvitur më shumë. Ne kemi shumë alternativa. Ua kam thënë lojtarëve se nuk është e lehtë të luash tek Barcelona. Nuk e kam të lehtë që të zgjedh formacionin. Gjithsesi, që të gjithë sulmuesit tanë janë shumë të mirë dhe do të kenë mundësi të luajnë”. Barcelona ka 4 pikë pas dy ndeshjeve në La Ligë, duke qenë ende prapa Realit të Madridit, por padyshim që do të luftojë për titullin kampion deri në fund.

Sfidanti.al