Kroacia fiton 13 milionë USD, synon 28 milionë si në Rusi 2018!

Kualifikimi në futboll nuk është vetëm sukses sportiv, kënaqësi, krenari, e lavdi, por edhe përfitim financiar. Mediat kroate raportojnë se Federata e Futbollit me seli në Zagreb ka fituar që tani 13 milionë USD, nga të cilat 10 milionë për kualifikimin, 2 milionë për fazën përgatitore për në fazën finale në Katar, dhe 1 milionë USD të tjera vetëm për pjesëmarrjen. Gjithsesi, Kroacia duhet të lodhet shumë për t’iu afruar shumës që fitoi në Botërorin e Rusisë në 2018, që arriti në 28 milionë dollarë sepse “të zjarrtët” arritën deri në finale pasi kaluan radhazi kundërshtarët. Nëse do t’ia dalin sërish të dalin në finale, do të fitojnë më shumë sepse fondi i përgjithshëm shpërblyes në Katar është 700 milionë USD, 22 për qind më shumë sesa në Rusi.

Sfidanti.al