Al Xhazira ka arritur marrëveshjen për Kristjan Asllanin nga Interi në formë huazimi fillestar me mundësi blerje. Lajmi është konfirmuar nga vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano. Marrëveshja midis palëve është arritur për 2 milionë eurosh plus klauzolën e mundësisë së blerjes me vlerë mbi 5 milionë euro. Tashmë gjithçka është e kryer dhe firma e mesfushorit të Kombëtares kuqezi me sheikët e Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të vijë në ditët në vijim.

