Gazeta “El Confidencial” ka siguruar disa të dhëna befasuese lidhur me futbollistin e famshëm të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Në botën e futbollit, gjeti jehonë informacioni se Ronaldo ka shfrytëzuar sistemin e taksave në Irlandë që të përvetësojë më shumë para nga kompania shumëkombëshe, me të cilën kishte bërë shkuesi.
Dokumentet që ka botuar “Footbal Leaks”, tregojnë se kompania e marketingut “Multisports & Image Management (MIM) Limited” me seli në Dubai, kishte arritur marrëveshje më një numër të madh brendesh, me të cilët bashkëpunon Reali i Madridit. Taksat mbi fitimet në Irlandë janë sa gjysma e atyre në Spanjë. Kështu që ky futbollist portugez (Ronaldo) ndodhet përballë rrezikut të dënimit më burg, për shkak se nuk ka paguar taksat, përkundrazi i ka fshehur ato. Jashtë këtij rreziku nuk është edhe trajneri Murinjo i Mancester Junajted, që për koicidencë ka të njëjtin prokurator me Ronaldon, Mendez.