Koret ndaj francezëve, presidenti i Argjentinës: Kurrë ndjesë!

Për Javier Milein, presidentin e Argjentinës, Lionel Messi me shokë as që duhet t’u kërkojnë falje francezëve në lidhje me ofendimet mbi bazë racore ndaj tyre. Gjatë festimit të fitores së Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi.

Të pretendosh se Messi duhet t’u kërkojë ndjesë kolonizatorëve europianë për një këngë, që ndër të tjera thotë të vërtetën, do të thotë të dalësh kundër ideologjisë së Javos”, shkruan në rrjetet sociale lideri ultraliberal i shtetit latin.

Ky reagim erdhi pas ngulmimit të një zyrtari të qeverisë së tij, nënsekretarit për sportin, Julio Garro. I cili u shpreh se ishte dakord që Federata (Afa) dhe kapiteni Messi të kërkonin falje. Postimi i kreut të shtetit është pritur shumë mirë nga tifozët argjentinas, të cilët tashmë kërkojnë dorëheqjen e Garros ose shkarkimin e tij nga posti që mban.

Dhe ashtu ka ndodhur, me Milein që e shpjegon qartë dhe shkurt shkarkimin e Garros: “Askush nuk i kërkon dot kampionit të botës se çfarë të mendojë, çfarë të bëjë apo çfarë të thotë”. Çështja, debatet që janë krijuar dhe reagimi i Milein mund të ndikojë edhe në ftesën që presidenti francez Emmanuel Macron i kishte bërë homologut të tij argjentinas për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Në datën 26 korrik në Paris.

sfidanti.al