Politika bashkohet kundër Milanit dhe Interit

Po për rinovimin e “San Siros” dhe jo për ndërtimin e stadiumeve të reja të Milanit dhe Interit në San Donato dhe Rozzano. Politika rajonale në Lombardi, nga e djathta dhe e majta, duket se ka një marrëveshje për të ndalur ndërtimin e stadiumeve të reja të të dy klubeve, pas dështimit në komisionet që argumentuan arsyen e moslejimit të impianteve të reja në jug të qytetit. Projektet për stadiumet e reja, siç u argumentua në komision, të cilat prekin çështje kritike në fusha si infrastruktura rrugore dhe mjedisi, duke rrezikua të shkaktojnë dëme të pallogaritshme në zona me rëndësi të madhe natyrore.

“Komisionet kundër stadiumeve të reja të AC Milan dhe Inter në San Donato dhe Rozzano kanë konfirmuar të gjitha çështjet kritike që kanë dalë nga pikëpamja urbane, rrugore dhe mjedisore. Nuk kemi pse marrim kosto të tilla, kur alternativa ekziston dhe është të mbajmë ekipet në Milano në Scala-n e futbollit”, pra në “San Siro”, me klubet që duhet “të braktisin projektet e pamundura”, thuhet në raportin e komisioneve. Shqetësimi i grupeve të politikës lidhet pikërisht me zonat e përzgjedhura nga Interi dhe Milani për të ndërtuar stadiumet e reja. Bëhet fjalë për dy zona ku do të duhej një ndërhyrje e thellë për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe në total do të kishte si kosto shkatërrimin e rreth një milionë metra katrorësh gjelbërim.

 

sfidanti.al